Kreu demokrat Basha dha një arsyetim të tij mbi “21 janarin” (katër të vrarë në bulevard), kur ai ishte ministër Rendi, duke mos e marrë përgjegjësinë për atë ngjarje.
I diktuar nga presioni politik i mazhorancës, e cila e kujton atë ngjarje në funksion të krahasimit me të djeshmen e sjelljes së pushtetit dhe të sotmen, Basha, siç dhe Berisha së fundi, ia atribuoi vrasjet Gardës, për të cilat tha se janë gjykuar njëherë.
“Sepse të gjitha institucionet ndërkombëtar tregoi se policia iu nënshtrua dhunës, se vrasja ndodhi si rezultat i veprimeve të gardës, të cilët vepruan dhe shumë prej tyre u përballën me ligjin dhe u dënuan”, ishte përgjigja e Bashës. /tesheshi.com/