Kreu demokrat Basha ka unifikuar gjuhën me atë të presidentit Meta sa i takon 30 qershorit, duke përdorur dhe ai detajin e Koresë së Veriut
“Në 30 qershor nuk ka zgjedhje. E para nuk ka zgjedhje pa opozitën, votime bën edhe Korea e Veriut. Është standard ndërkombëtar, proces zgjedhor pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë, nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. Sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Çdo hap i Ramës, fushata, mitingje, takimet me administratën janë të paligjshme”, tha Basha.
Ai as nuk e pohoi e as nuk mohoi një diktat amerikan mbi 30 qershorin, duke akuzuar njëherësh dy media të mëdha në vend si në shërbim të Edi Ramës.
“Dokumenti? Ku e ke marrë këtë informacion? Cilat media? Natyrisht që është një prodhim i mercenarëve mediatik të Edi Ramës, është mashtrim total dhe shërbim që i bëhet Ramës.
“Televizionet kombetare psh, TCH dhe Tv Klan vazhdojnë të sillen si dy vegla qorre të Edi Ramës, Klani pak më i zgjuar se na pasqyron, Top Channel s’ka asnjë aktivitet të opozitës. Rruga e mbarë i qoftë! Perfekt për ne!”, u shpreh Basha. /tesheshi.com/