Pas mbylljes së protestës së Opozitës, me disa incidente sporadike, kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha iu drejtua mbështetësve nga selia blu. Ai u premtoi atyre se do ta vazhdojë betejë e nisur në bulevard deri në fitore, duke falënderuar protestuesit për “qëndresën popullore kombëtare dhe europiane.
“Beteja e sotme është pjesë e përpjekjes dhe aksionit popullor që do të vazhdojë pa reshtur deri në çlirmin e Shqipërisë nga qeveria e krimit. Sot shqiptarët folën, sot foli dhe Europa, nuk ka bisedime për integrim me autokratët e lidhur me krimin që kanë kapur drejtësinë për të mbrojtur veten e tyre dhe të afërmit e tyre nga drejtësia e vërtetë. Për një jetë më të mirë për çdo shqiptar, për shpresën për Shqipërinë tonë, europiane, do ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore”, tha ai. /tesheshi.com/