Kreu demokrat Basha tha se opozita është aty, te studentët dhe me studentët.
Edhe pse nuk ka mundur t’i bashkohen turmës së studentëve, pas përfundimit të mbledhjes së grupit, Basha tha se është kundër ligjit për arsimin e lartë.
“Sot është protesta e studentëve. PD e mbështet dhe është me shpirt dhe mendje. Jam i vetëdijshem se nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi për t’i shërbyer propagandës së Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon.
Ne jemi kundër ligjit për arsimin e lartë.
Thirrja jonë sot është që të bashkohen të gjithë shqiptarët me studentët”, theksoi kreu demokrat. /tesheshi.com/