Lideri i opozitës, Lulzim Basha, kërkoi nga mazhoranca të miratojë në seancën e sotme hetimin ndërkombëtar për CEZ- DIA, kërkesë kjo e PD-së.
“Nëse hetimi ndërkombëtar rrëzohet dhe sot në seancë, Ilir Metës i duhet të gëlltisë betimin e tij solemn se do të votojë pro këtij projektligji. Edi Rama duhet të vjellë mashtrimin e tij publik për angazhimin e qeverisë për ekspertë të huaj në hetimn e aferrës. Të dy duhe të lëpijnë atje ku kanë pështyrë. Reforma në drejtësi, ka rëndësinë e saj, por një akt i madh ligjor siç është votimi sot për hetimin ndërkombëtar të CEZ ka vlerë të barabartë politike me këtë reformë”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PD-së.
/tesheshi.com/