Pas Metës, në konferencë ka dalë edhe Lulzim Basha, i cili ka shpjeguar çfarë ndodhi gjatë takimit të palëve. Basha u shpreh se Shqipëria nuk meriton një drejtësi të kapur politikisht dhe PD po këmbëngul të shmangë pikërisht këtë gjë.
“Moskapja politike e reformës në drejtësi është kushti i vetëm i Partisë Demokratike. Prandaj donim që Komisioni i Venecias të ishte arbitri i reformës në drejtësi dhe Venecia ka folur qartë. Ka dhënë formulën se si garantohet moskapja politike e sistemit të drejtësisë. PD-ja e ka pranuar këtë zgjedhje. Për PD-në, në stadin aktual të draftit, kjo është e vetmja çështje dhe këtë çështje e kemi të qartë: jemi gati ta mbyllim këtë kapitull pa asnjë alibi dhe asnjë vonesë për zvarritje të procesit. Kemi kërkuar një zgjidhje jo tonën, por të ofruar nga SHBA dhe BE”, tha Basha. Kreu
Ai bëri me dije se takimi i sotëm pati një vlerë si çdo dialog që bëhet jo për sy e faqe, por për të kërkuar rrugëdalje. /tesheshi.com/