Lulzim Basha deklaroi se do të hedhë në gjyq revistën amerikane që akuzoi PD-në se ka përdorur lidhje ruse për të kontaktuar me njerëzit e Trump.
Njësoj si Berisha me rastin e Gërdecit kur sulmoi New York Times-in, edhe Basha iu vërvit fort revistës amerikane.
Duke folur në Opinion-in e Fevziut, Basha tha se “ne u kemi paguar lobuesve në SHBA vetëm 125 mijë dollarë. Pagesat janë bërë dy herë nga 50 mijë dhe një herë 25 mijë dollarë”.
Ai akuzoi Mother Jones se është i paguar nga Rama.
“Ajo është një gazetë ekstremiste e majtë e cila ka pasur në qendër të vëmendjes Romney-n dhe Trump në të kaluarën, e cila financohet me miliona dollarë nga Soros. PD i ka deklaruar publikisht të gjitha fondet. Janë paguar vetëm 125 mijë dollarë. Këto janë në faqen e KQZ-së për dy kompani në një periudhë 3 apo 4 mujore”, – tha Basha. /tesheshi.com/