Kreu demokrat Basha deklaroi se PD nuk do lejojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, sigurisht pa pjesëmarrjen e saj, e për këtë të fundit si kusht ka largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
Pas një mbledhjeje të Këshillit Kombëtar, Basha tha se “PD do të pamundësojë çdo krim tjetër elektoral mbi shqiptarët“, e kjo korrespondon me atë çfarë shkruhet në pikën 3 të vendimit politik.
Nga ana tjetër, Basha dha të kuptuar se Ramën nuk e njeh as si kryetar të PS-së, teksa deklaroi: “Nisje e dialogut politik me PS, pa Ramën, qeveri tranzitore për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme”. /tesheshi.com/