Partia Demokratike është e vendosur në idenë e saj se zgjedhjet e ardhshme nuk mund të bëhen me kryeministër Edi Ramën. Në një deklaratë për mediat, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se Rama nuk mund të ndalë betejën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Edi Rama me një grusht mercenarësh mediatikë po përpiqen të shpikin fijen e kashtës në PD për tu kapur si i mbyturi. E njëjta intrigë që i doli huq në planin e tij për të kapur drejtësinë duke përjashtuar opozitën. Të njëjtat mendje të prishura që mbështetën “të sëmurin e Tiranës” kundër konsensusit për reformën në drejtësi sepse ashtu do të përçante opozitën”, – tha Basha.
Ai shtoi se nuk ka zgjedhje me Edi Ramen kryeministër dhe me langot e tij të korruptuar e të bërë njësh me krimin dhe drogën.
“Vendimi është marrë. Është një vendim popullor i pakthyeshëm. Zgjedhje te lira dhe te Ndershme vetëm pa Edi Ramën kryeministër”, – deklaroi Basha. /tesheshi.com/