Duke vijuar të hedhë akuzat për krizën COVID, që sipas tij është keqmenaxhuar nga qeveria, kryeopozitari Basha iu lëshua dhe Komitetit të Ekspertëve, duke thënë se ata janë vetëm fasadë.
“Ai grup po vepron si fasadë për dështimet e Ramës, ka dështuar në menaxhimin e krizës”, u tha Basha gazetarëve, në komunikimin e tij të përditshëm me ta.
Rama nga ana tjetër, duke iu referuar akuzave të Bashës, së fundi dhe asaj për “terrorizëm shtetëror”, tha se “kaq shumë janë konsumuar fjalët ekstreme sa janë kthyer në groteske, përdoren fjalë që kanë humbur kuptimin”. /tesheshi.com/