Në fundin e fushatës, kreu demokrat Basha vijon të denoncojë ekonominë e dobët, sipas tij, nën qeverisjen e Ramës
“Papunësia, pensionet e ulta, çmimet e rritura kanë ulur fuqinë blerëse të qytetarëve. Më të varfërit nuk arrijnë të paguajnë as bukën e përditshme. Në Maliq, në Kamëz, në Delvinë, në Rubik, në Tiranë, në Elbasan e kudo nëpër Shqipëri kam parë listat e borxheve të mijëra familjeve shqiptare. Vetëm një ekonomi e fortë do të rrisë të ardhurat, do të rrisë punësimin, do të zvogëlojë varfërinë. Këtë do të arrij me planin tim ekonomik, i cili do të sigurojë një të ardhme të sigurt për të gjithë. #EkonomieForte #Voto6”, shkruan së fundi Basha në një status në fb.
Edhe fryma e fushatës së tij është përqëndruar tek ekonomia. Basha ka promovuar tezën e një ringjalljeje ekonomike nën qeverisjen e PD-së, duke denoncuar njëherësh korrupsionin qeveritar sipas tij që ka dëmtuar rëndë xhepat e qytetarëve. /tesheshi.com/