Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Basha – Selami dhe një histori farsash: kur Namik Dokle përballë Ramiz Alisë votonte pro rivalit!

by te Sheshi
22/07/2017
in Kryesore, Kujtesë, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Basha – Selami dhe një histori farsash: kur Namik Dokle përballë Ramiz Alisë votonte pro rivalit!

Rreth 100 mijë anëtarë të Partisë Demokratike do të kenë mundësinë sot që të votojnë për kryetarin e ri të partisë. Por ky votim nuk pritet të ketë asnjë suprizë edhe pse ka dy kandidatura në garë.

Votimi pritet të konfirmojë me shumicë të thellë kryetarin aktual Lulzim Basha, i cili ka ngrirë funksionet e tij në pritje të këtij rezultati.

Përballë tij në garë ndodhet një figurë e vjetër e kësaj partie, ish-kryetar i saj, Eduart Selami. Por konteksti kur Selami ka vendosur të kandidojë për kryetar, mungesa e demokracisë së brendshme,  qëndrimi jashtë garës i grupit real kundërshtar të Bashës, etj. e bëjnë këtë garë fiktive.

Edhe pse Selami ka bërë një fushatë dinjitoze duke kërkuar që të vihet dora në plagë në problemet që ka sot PD-ja, ai nuk ka pothuajse asnjë gjasë për fitore. Ai u fut në një garë të pabarabartë me kundërshtarin në pozita të forta. Basha nuk e dha dorëheqjen si kryetar partie, ndërkohë që në këto 4 vite në krye të saj ka vendosur kontroll të plotë mbi strutkturat  dhe gëzon mbështetjen e”heshtur” të liderit historik të saj, Sali Berisha, duke qenë se është dhe produkt politik direkt i tij.

Mjafton të përmendim një shembull të thjeshtë për kuptuar farsën e kësaj gare: në takimin me demokratët e Tiranës, kryetari i një dege, Çlirim Babasi, e la Selamin të priste një orë për të nisur takimin me strukturat, me preteksin se “po përcillte kryetarin Basha”.

Për ironi të fatit edhe në fletën e votimit Lulzim Basha e ka emrin i pari në listën me 2 emra të kandidtavëe duke ua bërë më të lehtë anëtarëve votën “e verbër”.

Është kaq e parashikueshme kjo fitore e Bashës sa nuk përbën më lajm as rezultati, vetëm ka kuriozitet për numrin e votave që do të marrë Selami .

I futur në garë pas një vendimi personal dhe pa organizuar një grup mbështetës brenda partisë, Selami pavarësisht staturës që gëzon në PD dhe karrierës së tij, nuk është larg modelit të kandidatëve “kukulla” të përdorur në gara politike në këto 27 vite demokraci.

Po ashtu, skema e Bashës me një garë farsë ku e ka fitoren në xhep dhe kundërshtarët realë jashtë gare nuk është e re, por e vjetër po aq sa demokracia shqiptare dhe për fat të keq e zbatuar për herë të parë nga presidenti i fundit komunist, i pari i zgjedhur në vigjilje të demokracisë, Ramiz Alia,.

Në zgjedhjet e para pas rënies së regjimit komunist, Partia e Punës fitoi shumicën dhe Alia kërkoi të ruante pushtetin e tij duke u zgjedhur presidenti i vendit. Por i duhej një kandidat në garë sipas dispozitave kushtetuese, kështu që vuri Namik Doklen si kandidat fiktiv.

Ja çfarë shkruan në kujtimet e tij Servet Pëllumbi për këtë rast ku deklaron se dhe vetë Dokle votoi Alinë. “Pas zgjedhjeve të ‘91 në një Kuvend të stërmadh me 250 deputetë u zgjodh Kryesia e Kuvendit dhe shpejt e shpejt u hapën dispozitat kushtetuese që i hapnin rrugën Ramiz Alisë të zgjidhej president, që u votua me kandidaturë alternative Namik Doklen, që dhe ai vetë nuk mund të mos votonte për kandidaturën e Alisë”.

Në Partinë Demokratike, Basha ka kë merr shembull sepse paaradhësi i tij Berisha në dy gara fiktive ka pasur kandidat kukull Uran Butkën dhe pse votimi nuk ishte “një anëtar, një votë”, por bëhej në strukturat e partisë.

Në zgjedhjet e vitit 1999, Kuvendi i PD-së i dha 594 vota Berishës dhe vetëm 81 vota Butkës, por kjo nuk e dekurajoi historianin e PD-së që të shfaqej përsëri në garë me Berishën në korrik 2005, ku sërish humbi me nder.

Por partitë e tjera nuk janë pas me sajimin e këtyre garave farsë që tregojnë mungesën e fortë të demokracisë partiake.

Maqo Lakrori i PS-së është futur me ndërgjegje në dy gara që i kishte të humbura paraprakisht, me Fatos Nanon  dhe Edi Ramën.

Në qershor të vitit 1992 u zhvillua kongresi i parë zgjedhor i PS-së dhe Nano kishte përballë Maqon me të cilin fitoi bindshëm. Por Nano do të përballej më vonë në 1999 me një garë reale me Pandeli Majkon ku fitorja u nda për një numër të vogël votash.

Në zgjedhjet e mëvonshme, në vitin 2003 do të ishte Edi Rama  që do të futej përballë Nanos në një garë ku nuk kishte shpresa për fitore. Nano fitoi përballë tij dhe kandidatit tjetër Rexhep Meidani që përfaqësonte grupin e “Metës”. Rama që vetëm 2 vite më vonë u bë kryetar i PS-së mori vetëm 41 vota në këtë garë.

Një garë e fortë ishte për Edi Ramën ajo me ish-presidentin Rexhep Meidani në vitin 2005 pas dorëheqjes së Nanos, ku ai fitoi në zgjedhjet e bëra në Kongres.

Por pasi e mori drejtimin, Rama, njësoj si Basha, pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2009 u fut në një garë farsë me Maqo Lakrorin, pasi kandidati i grupit kundërshtar, Arben Malaj u tërhoq nga gara me akuzën se procesi i zgjedhjeve ishte cënuar.

Rama fitoi bindshëm me mbi 95 për qind të votave duke vendosur autoritetin e tij në parti për të larguar më tej kundërshtarët.

Po as partia më e re, LSI, që doli nga gjiri i PS-së si pasojë e “mungesës së demokracisë së brendshme” nuk ka treguar se di të zhvillojë zgjedhje demokratike brenda saj.

Themeluesi dhe njëherësh kryetari Ilir Meta e ruajti postin e kryetarin me një garë krejtësisht të sajuar me mikun e tij Luan Rama. Pak javë më parë partia që ai drejtoi që nga viti 2014 iu dorëzua bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, pas dorëheqjes së kryetarit të përkohshëm të emëruar nga Meta, Petrit Vasili.

Kjo është tabloja e demokracisë së munguar në partitë shqiptare të lindura në demokraci, ku trumbetohet për zgjedhje të lira e të ndershme, por shpiken formula autoritariste për të përligjur garën. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Shiste limonata në rrugë, e vogla merr gjobë nga policët e bashkisë

Shiste limonata në rrugë, e vogla merr gjobë nga policët e bashkisë

Nis votimi i kryetarit të ri të PD: 104 mijë anëtarë zgjedhin ndërmjet Bashës e Selamit

Nis votimi i kryetarit të ri të PD: 104 mijë anëtarë zgjedhin ndërmjet Bashës e Selamit

Raporti në “Washington Post”: kryeprokurori Sessions diskutoi fushatën e Trump me ambasadorin rus

Raporti në “Washington Post”: kryeprokurori Sessions diskutoi fushatën e Trump me ambasadorin rus

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni