Vijnë të mënjehershme pasojat politike të vizitës së Edi Ramës në Shtëpinë e Bardhë.
Pa kaluar as 24 orë nga deklarata e kryeministrit që bëri të ditur që Lulzim Basha nuk ishte antagonisti i tij por thjesht rivali politik, selia blu ka thyr bojkotin e nisur prej tre javësh.
Mbledhja e Kryesisë së PD-së, vendosi që të rikthejë normalitetin duke filluar nga dita e hënë.
Sipas këtij vendimi të Kryesisë, deputetët e PD-së do të rikthehen në Komisionet Parlamentare, ku ndodhen një sërë nismash ligjore për të shqyrtuar së bashku me mazhorancën, më e rëndësishmja prej të cilave mbetet reforma në drejtësi.
/tesheshi.com/