Lulzim Basha, ka reaguar ndaj kritikave të një dite më parë të ish-kryeministrit Sali Berisha, që veç të tjerash konsideroi si mizerabël këshilltarët e kreut demokrat. Basha tha se çështje të tilla do të diskutohen me transparencë dhe i takojnë PD, por shtoi se ato nuk duhet të tërheqin vëmendjen nga ajo që po ndodh.
“Në qoftë se tallet me gjakun e shqiptarëve, t´a dijë se pirja e gjakut nuk është metaforë. “Rama1” u ka marrë shqiptarëve 1.5 miliardë dollarë, para që janë vjedhur. Ta nisë duke u kthyer këtë gjak shqiptarëve. Mendoj se për shqiptarët çdo ditë që kalon bëhet më e qartë. Gjërat do shkojnë keq e më keq. “Rama2” është një cabinet fasadë që do vazhdojë vjedhjen e shqiptarëve. Detyra kryesore e PD është të mobilizojmë të gjithë forcat brenda dhe jashtë sallës”, tha Basha.
Në vijim ai shtoi se PD nuk do të bëjë pas, por do të ecë përpara, përmes një debate transparent që i shkon për shtat interesave të qytetarëve dhe jo të miave. /tesheshi.com/