Opozita shqiptare e ka konsideruar si larje hesapesh Brenda llojit largimin e ministrit të Financave Shkëlqim Canain dhe se ka promovuar një bashkëpunëtor të Ramës në klientelizëm.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë i ashpër në deklaratën e tij. pasi e ka cilësuar “kurban” ish-ministrin Cani dhe emërimin në vend të tij të Arben Ahmetajt e sheh si konfirmim të vjedhjes dhe plaçkitjeve.
Sipas Bashës, Ahmetaj është ndër personat më të besuar të Kryeministrit Rama, i cili ka ndërmjetësuar marrëveshjen korruptive për Skavicën. Ky zëvendësim në Qeveri, për Bashën është një mesazh nga Kryeministri Rama, që është: “Vidh, bëhesh deputet dhe ministër. Vidh më shumë, Edi Rama të beson financat, të beson ekonominë e vendit”.
/tesheshi.com/