Ka reaguar menjëherë kreu i PD-së Basha, ndaj akuzave të kryemnistrit Rama, sipas së cilit PD, nga frika prej drejtësisë po e rendit atë kundër Përendimit. Por Basha tha nga çadra se e kundërta është e vërtetë, që opozita po lufton
“Nga ky shesh i lirisë le t’i themi se anti-kombëtare, antievropiane, antiamerikane është projekti i kapjes së zgjedhjeve në aleancë me krimin dhe oligarkët që janë aleatët e vetëm të pushtetit të Edi Ramës. Shqiptarët e thjeshtë, të vërtetë, të djathtë dhe të majtë, myslimanë dhe të krishterë janë bashkuar këtu në këtë shesh, sepse nuk ka europianizëm më të madh për vlerat e Evropës dhe Amerikës se sa të luftosh për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo betejë luftohet për Shqipërinë dhe për Evropën”, tha kreu demokrat. /tesheshi.com/