Kreu demokrat Basha ka vijuar të kriminalizojë qeverisjen, vetë kreun e saj Rama, që, duke shfrytëzuar rastin “Pjetri”, i ka mëshuar dhe më fort akuzave me kryefjalën “kriminel”.
“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.
Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.
Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!
Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.
Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”, shkruan Basha, duke shpërndarë dhe një video denoncuese, sipas tij, të përfshirjes së krimit në politikë nga ana e Ramës. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/391432661726436/?t=48