Kreu demokrat Basha ofroi për publikun të asaj që mund të quhet puntata e katërt e serisë “Po të dëgjoj”, një risi e tij në komunikimin publik, ku zgjedh të takohet e bisedojë me përfaqësues të shtresave të ndryshme shoqërore.
Kësaj here ai ishte në një servis automjetesh, ku ndër të tjera, pyeti pronarin, një djalë i ri, nëse është i martuar.
“Në servisin e makinave të Nikut, sipërmarrësit kurajoz që e ka ngritur biznesin e tij mes vështirësive dhe sakrificave. Biznesi i vogël që mbijeton sot mes vështirësive të mëdha është një nga prioritetet kryesore të programit ekonomik të PD në drejtim të vendit”, shkroi Basha. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/206390510551440/?t=42