Përmes një postimi në Facebook, kreu demokrat Basha thotë se agjencia prestigjioze ndërkombëtare Fitch, e rendit Shqipërinë në vitin 2019 si si një vend edhe më të vështirë për të investuar.
“Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie”, pretendon Basha.
“Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses”, shkruan kreu i opozitës. /tesheshi.com/