Kreu demokrat Basha hodhi versionin se dhuna ndaj institucioneve e shfaqur në protestën e opozitës, ka patur si autorë njerëz të infiltruar në turmë nga pushteti.
Në një deklaratë sapo mbërriti te protesta para Drejtorisë së Policisë, Basha tha se “kriminelë të veshur me uniformë u infiltruan në turmën paqësore”.
E më tej shpalli:
“Populli nuk ndalet e kanë të kot. Opozita nuk ndalet.
E gjithë Shqipëria është e bashkuar kundër një grupi kriminelësh. Junta e krimit i ka orët e numëruara. Maduro i Ballkanit i ka orët e numëruara”, theksoi Basha. /tesheshi.com/