Kreu demokrat Basha i ka kushtuar një koment të shkurtër raportimit fillestar të ODIHR-it mbi zgjedhjet, që në fakt ka qenë një akuzë e radhës për mazhorancën, pasi një leximi që ai ka bërë në mënyrën e tij asaj çfarë tha kryesuesja e misionit, znj. Glover.
“Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura.
Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi.
Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja”, shprehet Basha në FB. /tesheshi.com/