Siç e kishte paralajmëruar, kreu demokrat Basha u stacionua te Unaza, aty ku banorë të zonës së njohur si e “Astirit” protestojnë prej 20 ditësh kundër prishjes së banesave të tyre, për t’i hapur rrugë ndërtimin të një vepre publike infrastrukturore.
“Ne jemi 24 orë pranë tyre, kudo ku ata janë shoqëruar ka pasur deputetë të opozitës, u kemi ofruar ndihmë ligjore dhe u kemi ofruar familjarëve të tyre gjithë solidaritetin, ndihmën dhe mbështetjen tonë, shpirtërore, ligjore dhe të gjithanshme”, tha Basha.
Sipas tij, banorëve po u bëhet padrejtësi. Ndërsa qeveria thotë se ata po trejtohen vetëm sipas ligjit, atij të miratuar në vitin 2006 kur në pushtet ishte PD-ja. /tesheshi.com/