Edhe pse në një mot me shi, kreu demokrat Basha, nga nën-çadra e tij ka ftuar protestuesit e “Astirit” që t’u bashkohen studentëve në protestë. Ai ishte te vatra e rebelizmit anti-qeveritar te Unaza, atje ku një grup banorësh nuk pranojnë t’u prishen shtëpitë apo godinat e tjera nën pronësi, për projektin e ndërtimit të Unazës së Re.
Sipas tij, është koha që të gjithë qytetarët të dalin në protestë
“Banorët e Unazës janë bashkuar me studentët. Ftesa ime është të dalin të gjithë qytetarët masivisht në protestë. Sot i drejtoj një ftesë të gjithë qytetarëve që të bashkohen me protestën e studentëve. Ne mbështesim 8 pikat e tyre. PD ka 3 vite që kërkon shfuqizimin e ligjit të Arsimit të Lartë”, tha Basha.
Por ndërkohë, vetë studentët nuk kërkojnë shfuqizimin e Ligjit të Arsimit. Ata janë fokusuar te 8 kërkesat, duke këmbëngulur që qeveria duhet t’i plotësojë ato pa asnjë kushtëzim, më saktë, pa kaluar në një dialogim mes tyre dhe kryeminsitrit, së paku për 2-3 pika. /tesheshi.com/