Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po merr pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Europiane mes krerëve të Partive simotra dhe Ministrave të Jashtëm të partive anëtare të PPE të mbledhur në Vienë. Në këtë takim një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti i PPE Joseph DAUL, Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar BROK si dhe Ministra të Jashtëm të BE janë pjesëmarrës në këtë takim i cili drejtohet nga Ministri i Jashtëm Austriak Sebastian Kurz. Përveç situatës në vendet e Ballkanit Perëndimor diskutimet do të perqendrohen edhe tek migracioni si dhe lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit.
/tesheshi.com/