Kreu demokrat Basha ishte në Myzeqe, ky në një takim me fermerë të atjeshëm, komentoi për herë të parë xanxën që i është vënë nga kundërshtarët politikë si njeri që “fle gjumë”. Basha i ka dhënë një kundërpërgjigje po politike kësaj ofeze, duke thënë se “këta(socialistët )punë quajnë vjedhjen, po nuk vodhe për këta fle gjumë”.
Njeriu që drejton opozitën e aspiron pushtetin, por që ka dalë jashtë sistemit, tha se vetëm zgjedhjet e lira e shpëtojnë vendin, sipas tij në ditët më të rënda.
“Le ta matin veten e tyre pa përkrahjen e krimit dhe ta shohim se sa u vlen lëkura. Nuk ka zgjidhje me këta njerëz”, tha Basha.
Ndërsa ndër ofertat politike drejtuar fermervëe, veçoi atë që siç tha, “fëmijët e fermerëve do të paguajnë zero tarifë për universitetin dhe do të kualifikohen në shkolla profesionale për atë sektorë që ju shërbejnë ju”. /tesheshi.com/