Gjatë një vizite në Londër, kreu demokrat Basha është takuar me kreun e Konservatorëve britanikë, duke shprehur vlerësimin e tij për rolin e të djathtëve tradicionalë nëMbretërinë e Bashkuar për modernizimin e PD-së.
“Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë i shpreha Kryetarit Lewis të Partisë Konservatore Britanike mirënjohjen time për mbështetjen e jashtëzakonshme që Partia Konservatore dhe Wesminister Demokracy Foundation po na japin për modernizimin dhe hapjen e PD dhe fuqizimit të mëtejshëm të anëtarësisë në procesin e organizimit të primareve.
Përfshirja direkte e Përzgjedhësit Kryesor të konservatorëve britanikë (Chief Assessor) në ngritjen e komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve në Partinë ka një domethënie shumë të madhe për bashkëpunimin e mëtejshëm afatgjatë midis dy partive simotra dhe shkëmbimin e ekspertëve më të mirë, në menaxhimin e fushatave elektorale si dhe në organizimin e brendshëm të partisë.
Në takim mori pjesë edhe kryetari i degës PD në Britaninë e Madhe, av. Naim Hasani”, informon telegrafikisht Basha. /tesheshi.com/