Gjatë një ndalese në Krujë, në vijim të turit të tij mobilizues për protestën e 16 shkurtit, kreut demokrat Basha iu referuar së djeshmes së largët historike, për ta lidhur me të tashmen politike.
“Ky është vendi për të dhënë një mesazh. 500 vjet më parë një vend i vogël i qëndroi fuqisë më të madhe ushtarake në botë. Pse? Sepse ishin të bashkuar, sot ka ardhur koha të çohemi sepse ne kemi kauzën e drejtë. Ne do ta kthejmë Shqipërinë në binarët europianë. Ka ardhur koha të merrni në dorë fatin tuaj. Kjo është thirrja, kjo është ftesa”, tha kreu demokrat.
“Kam ardhur sot që t’ju them se mezi po pres që me ndihmën tuaj, me bashkimin e gjithë shqiptarëve të flasim për vende të reja pune, për uljen e çmimit të naftës, për mundësi dhe për mirëqenie, për familje që e marrin ndihmën ekonomike. Të jeni të bindur që kjo ditë po vjen”, theksoi Basha nga qyteti historik. /tesheshi.com/