Gjatë ndalesës në Delvinë, çuditërisht kreu demokrat Basha përmendi rrugën Kardhiq-Delvinë.
Ai akuzoi Ramën për mospërfundimin e kësaj rruge, duke veçuar faktin se ajo u nis nga PD, por duke anashkaluar faktin se ajo, sipas afatit, duhet të përfundonte pikërisht nën qeverisjen e PD-së.
Këtë e tregon më së miri tabela e vendosur asokohe, ku tregohej për afatin e përfundimit të rrugës.
“Për 8 vite me radhë projekti që ne nisëm Kardhiq-Delvinë e la në vend numëro.
Mbeti në baltë ai projekt siç mbeti në baltë e gjithë Shqipëria gjatë këtyre 8 viteve.
Ky është një projekt i cili nuk bëhet vetëm për Delvinën por bëhet edhe për Sarandën, bëhet për turizmin, bëhet për Shqipërinë”, tha Basha.
Ndërkohë, në realitet aty po punohet. Qeveria ka vendosur vjeshtën e këtij viti si më të mundshmen e përfundimit të aksit Kardhiq-Delvinë. /tesheshi.com/