Një ditë para protestës së paralajmëruar të radhës, kreu demokrat Basha u ndal të zona e “Unazës së Re” në Tiranë, nga ku sërish e quajti lëvizjen opozitare, me djegie mandatesh e bojkot zgjedhjesh, si “rrugë pa kthim”.
“Që kjo betejë të shkojë deri në fund ka një dhe vetëm një rrugë: largimi i Edi Ramës, një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një parlament që përfaqëson qytetarët, hallet, problemet, dëshirat dhe aspiratat e tyre si kudo në Europë. Këto janë produkt i panegociueshëm i rezistencës opozitare dhe i bashkimit popullor që do ta çojë betejën deri në fund”, tha Basha.
Këto mesazhe të kryedemokratit erdhën pak pasi PS organizoi çeljen e fushatës elektorale. /tesheshi.com/