Duke këmbëngulur se banorëve të Unazës po u bëhet padrejtësi nga qeveria, kreu demokrat Basha bëri thirrje sërish për protesta, pa e fshehur faktin se do jetë ai që do dalë në krye të tyre.
“Sot në orën 17:00, banorët e Astirit do të jenë përsëri aty, në protestë. Unë do të jem bashkë me ta, me grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe çdo qytetar që duhej e do të ngrihet edhe sikur padrejtësia të kufizohej vetëm te këto 1.000 familje”, tha Basha.
Sipas kreut të PD-së, leja e ndërtimit e projektit që pritet të ndërtohet, është në kundërshtim me regullat. Ndërsa sa i përket trajtimit të banorëve, ai tha se ata, gjersa kanë paguar faturat, janë trajtuar si subjekte ligjore. /tesheshi.com/