Edhe kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ka shprehur mesazhin e tij të ngushëllimit për popullin turk dhe familjarët e viktimave, pas sulmit të djeshëm në aeroportin e Stambollit.
Ai e cilësoi këtë si një lajm të rëndë për çdo shqiptar, ndërsa u shpreh se mendimet dhe lutjet tona janë për familjet e viktimave të pafajshme dhe jetët e shëndetin e të lënduarve.
“Sulmi terrorist në aeroportin e Stambollit që ka marrë dhjetëra jetë të pafajshme është një lajm i rëndë për çdo shqiptar. Në këto orë tronditëse për Turqinë dhe qytetarët e saj shpreh solidaritetin tim dhe të opozitës shqiptare me popullin dhe autoritetet e Republikës së Turqisë. Mendimet dhe lutjet tona janë për familjet e viktimave të pafajshme dhe jetët e shëndetin e të lënduarve”, – është mesazhi i Lulzim Bashës. /tesheshi.com/