Kreu demokrat Basha ka dhënë një përgjigje larg hamendësimi për ulje në dialogim, pas një ftese të shefit të qeverisë Rama një ditë më parë, për të biseduar.
Kryedemokrati Lulzim Basha foli sot në një deklaratë për mediat ku iu përgjigj ftesës së kryeministrit Rama për dialog, për të zgjidhur krizën politike. duke thënë se takimin e vetëm ai e ka me qytetarët me 16 mars.
“Takimi i vetëm që unë kam është ai me 16 mars me qytetarët shqiptarë dhe qindra takime të tjera përpara asmablesë së krimit. Nuk bëhet fjalë për fatin e një partie politike por për fatin e shqiptarëve”, tha Basha.
Duke vijuar të mos marrë në konsideratë kritikat e ndërkombëtareve për llojin e aksionit politik të zgjedhur, Basha ofroi tezën: “nuk mund të kërkojnë asgjë më pak për shqiptarët se sa kërkojnë ata për qytetarët e tyre. Ky është një rrugëtim për Shqipërinë si gjithë Europa.”, deklaroi kreu dcemokrat. /tesheshi.com/