Kreu demokrat Basha ishte në Lezhë, ku nxiti banorët e atyshëm që të vijnë në Tiranë për të protestuar më 16 shkurt.
Sipas tij, kjo është dita kur populli duhet të marrë në dorë fatet e tij.
“Edi Rama është kapur në flagrancë duke vjedhur votën. Juve iu duhet një qeveri që të mendojë për njerëzit, që çmimi i energjisë të ulet me 30-40%, pasi fatura e energjisë është rritur për 100% të shqiptarëve”, tha Basha.
Kryedemokrati ka ndërmarrë një tur mobilizues nëpër qytetet shqiptare, ku denoncon qeverisjem dhe fton për rrëzimin e saj me anë të presionit të protestave.
Sipas Bashës, në pushtet duhet të vihet me votë, por jo me Ramën në krye të qeverisë. /tesheshi.com/