Kreu demokrat Bashaka vijuar të promovojë kauzën e tij të bojkotit 85 përqind të 30 Qershorit, duke e konsideruar atë si fitore politike të opozitës.
Ai ishte në Rrëshen, kur tha se edhe vetë socialistët e bojkotuan votimin e asaj dite.
“Po të heqim pjesëtarët e administratës, të cilët u sollën me forcë në proces dhe lanë në fletëvotime dëshmitë ‘më detyruan’, del se as 1 në 3 socialistë nuk u bë pjesë e kësaj farse”, tha Basha.
Dhe, nën bindjen se 30 Qershori ishte konfirmim i faktit se shumica tashmë anon kah opozita, Basha tha se “kjo shumicë absolute është në radhë të parë, treguesi i vetëdijësimit të njerëzve se 30 qershori nuk bëhej për ta, por bëhej për Edi Ramën dhe një grusht banditësh dhe oligarkësh me të cilët sundon qeverinë”. /tesheshi.com/