Në takimin që pati me presidentin Thaçi, kreu demokrat Basha u tregua kortezial në qëndrime, duke mos reflektuar as armiqësinë e Berishës e as sulmet e kahjes së tij politike mbi shkëmbimin e territoreve me Serbinë, një tezë që Thaçi e ka mbrojtur publikisht, por e quajtur prej tij si “korrigjim kufijsh”.
“Shpreha mbështetjen time ndaj Thaçit për qëndrimet konsekuente të tij në mbështetje të dialogut dhe kohezionit në Kosovë. Bashkëpunimi i të gjitha forcave vetëm e fuqizon Kosovën me sfidat që po përballet aktualisht”, tha Basha.
Nga ana tjetër, Thaçi e cilësoi Bashën si “mik të vjetër”. “Kënaqësi e veçantë të takoj mikun tim të vjetër. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri dhe mundësit për bashkëpunim më të mirë vëllazëror.
Diskutuam edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për neve është me rëndësi jetike që të kemi një konsensus sa më të gjerë sa më përfshirës. Kontributi i Shqipërisë për neve gjithmonë ka qenë i mirëseardhur”, deklaroi presidenti i Kosovës. /tesheshi.com/