Presidenti Meta e realizoi takimin aspak të diskutueshëm me kreun demokrat Basha, ashtu siç ishte lënë, në orën 9 të mëngjesit, duke vijuar me mungesën në Presidencë të kreut të mazhorancës Rama, e cili e ka refuzuar që mbrëmë ftesën.
Për Bashën, Meta ofroi këtë frazë “sqaruese”: “Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”. /tesheshi.com/