Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha në një koment në Facebook për shifrat e dhëna nga Fondi Monetar për pagat, thotë se Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në Evropë ku pagat kanë pasuar rënie gjatë vitit 2015.
“Dy luanë ka sot Europa, Llukashenko dhe Edi Rama. Shqipëria dhe Bjellorusia dy vendet e vetme në Europë sipas FMN, ku ranë pagat reale. Në Shqipëri pagat dhe pensionet nuk u rritën, por ranë, sepse 160 milionë dollarë u vodhën vetëm në 7 muaj nga doganat dhe tatimet. Rrit taksat, vidh taksat dhe bjeri popullit. Kjo është dyshja Rama-Meta”, shkruan Basha në rrjetin social. /tesheshi.com/