Një fake news-i ku thuhej se Lulzim Basha ka vdekur në aksident, ky i fundit i ka dhënë dhe një dimension politik. Duke pohuar se është gjallë, ai e ndërlidh këtë gënjeshtër me ata që, sipas tij, nuk ia duan të mirën as Shqipërisë.
“Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik.
Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.
Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë!”, shkruan Basha në rrjete.
Megjthatë, ç’prej kur humbi vulën e PD-së, Basha ka kaluar tërësisht në periferi të lajmeve politike. Ai ka themeluar një grupim të quajtur Euroatlantikët, jo parti e re, por pa ndonjë forcë imponuese. Të gjithë ndjekësit e tij pas ndarjes së thellë me Berishën, ose i janë ribashkuar këtij të fundit, ose janë themeluesit e “Të Djathtës 1912”. Pas tij, pak kanë mbetur. D.m.th, poltikisht pothuajse është afër vdekjes.
Dhe pas këtij lajmi me natyrë mortale, pyetja është: kush e vdiq apo kush e do të vdekur Bashën?! /tesheshi.com/