Këmishëjashtë, një pamje e re nga Basha javët e fundit në turet e tij të qarëhalleve më popullin mbi krizën që solli pandemia koronare, ishte dhe ajo e pranisë së tij në disa fasoneri të Fushë Krujës. Sipas tij, aty nuk është marrë paga e luftës, premtuar nga qeveria.
“Punonjës dhe drejtues të disa fasonerive në Fushë-Krujë më folën për hallet e tyre të lidhura me mungesën e mbështetjes dhe ndihmës nga qeveria gjatë pandemisë.
Paga e premtuar nga Edi Rama është një tjetër dështim i tij të cilën shumica e punojësve nuk e ka marrë.
Pronarët janë detyruar të largojnë punonjësit nga puna ndërsa e ardhmja e afërt duket e zymtë për ta, pasi mungesa e ndihmës ekonomike po e çon biznesin e fasonerisë drejt mbylljes”, shkruan kreu demokrat.
Në gjykimin e tij, si në rastin e tërmetit e si në këtë të pandemisë, qeveria dështoi ta përballonte krizën me sukses. /tesheshi.com/