Kryetari i Partisë Demokratike, Lulim Basha, deklaroi se nuk e ka refuzuar propozimin hybrid të SHBA-BE por kërkon që misioni ndërkombëtar i monitorimit të mos ketë kompetenca kushtetuese.
Sipas Bashës, ka rrezik e drejtësia të kapet nga “duar të padukshme”.
Ndërkaq, në grupin e PD-së ka pasur debat të ashpër për qëndrimin e opozitës.
Genc Ruli, Astrit Patozi dhe Majlinda Bregu, kanë shprehur shqetësimin se PD-ja po largohet nga ndërkombëtarët.
Ndërkaq, ish-kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar rolin e ndërkombëtarëve në vetting, duke e konsideruar si shkelje të sovranitetit.
Berisha është larguar nga mbledhja e grupit dhe në këto moment po zhvillon një takim me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.
/tesheshi.com/