Në një dalje për mediat, kreu demokrat Basha tha se rritja e infektimeve COVID ka ardhur nga numri i ulët i testimeve, që sipas tij janë atribut i qeverisë.
“Ka vetëm një njeri pse ka ardhur kjo situatë. Ishte njeriu që refuzonte të bënte testime. Nuk fshihet e vërteta. Në këtë krizë Rama ka zgjedhur propagandën”, tha Basha.
Ai ripësëriti se programi i shëndetësor i PD ka angazhime konkrete. “Ne kemi plan konkret për stabilizimin e situatës. Rritja e pagave të mjekëve, rritja e kapaciteteve spitalore, ndërtimi i një universiteti të ri të mjekësisë”, theksoi Basha. /tesheshi.com/