Edhe pse “Aleanca kundër importit të plehrave” e ka refuzuar kategorikisht përfshirjen në protestën e pritshme të opozitës politike, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se strukturat e partisë që ai drejton “do të mbështesë protestat për t’i dhënë zë zërit të qytetarëve”.
“Partia Demokratike do të mbështesë qytetarët në këtë përballje, jo si kalkulim politik, por për t’i dhënë zë zërit qytetar, një praktikë që do ta instalojë në vendimmarrje të rëndësishme në qeverisjen e saj nesër”, tha Basha.
Komentet e tij u bënë gjatë një bashkëbisedimi me demokratët e degës Nr.5, ku Basha tha se “qeveria është sot në panik, pasi e kanë braktisur qytetarët. Përballë këtij realiteti, Partia Demokratike duhet të vijojë bashkimin dhe hapjen e saj ndaj kujtdo që është i gatshëm t’i bashkohet betejës kundër krimit drogës dhe votës së lirë”. /tesheshi.com/