Kreu demokrat Basha i është rikthyer performancave publike, jo me video por me foto, ku ka ofruar një përzierje mes shqetësimit për ekonominë nën pandemi e një lloj argëtimi me përshëndetje allasoj për t’ju ruajtur infeksionit koronar.
“Pjesa më e madhe e qytetarëve që takoj në Tiranë i kanë respektuar rregullat e higjenës dhe të distancimit social. Megjithatë shqetësim serioz mbetet situata ekonomike e rënduar nga pandemia e COVID-19.
Janë të shumtë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë për kohën e kaluar mbyllur në shtëpi. Edhe bizneset përballen me vështirësi të mëdha.
Mungesa e ndihmës rrezikon mbylljen e shumë prej tyre ndërsa të shumtë janë dhe ata që janë detyruar të heqin të punësuar nga listpagesat”, shkruan Basha, duke pretenduar se qeveria nuk po i ndihmon. /tesheshi.com/