Pasi ka urdhëruar strukturat demokrate që të jenë në tubimin e Metës me kauzën e “mbrojtjes së Kushtetutës nga puçistët”, kreu demokrat Basha vendos dhe vetë të jetë krah tij, por duke devijuar nga statusi politik.
“Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirutakofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, shkruan Basha.
Kështu, Basha kë hequr çdo dilemë nëse do i bashkohej ose jo Metës, i cili me protagonizmin e fortë politik të shfaqur së fundi, po tenton të marrë drejtimin e opozitës si lider i afërt i saj. /tesheshi.com/