Regjisori Altin Basha sqaroi se pse ai ndryshoi qëndrim në lidhje me fatin e ish-godinës së Teatrit Kombëtar, tashmë inegzistente pas shembjes.
Ai tha se vërtet ka qenë pro një rikonstruksioni, por më vonë është bindur se ka qenë e pamundur.
“Kam qenë partizan i restaurimit, në bazë të ekspertëve që e kanë lënë të shkruar për gjendjen e ndërtesë, thonë që ndërtesa është në rrezik shembje.
Nëse do ndërtohet siç ka qenë, nuk do ketë gardërobë, nuk do ketë tualete mjaftueshëm.
Edhe kotecat e pulave i rezistojnë tërmeteve, por prap kotec mbeten! S’është argument që i rezistoi tërmetit dhe është i vlefshëm”, tha regjisori Basha në “5 Pyetje nga Babaramo”.
Për Bashën, ajo godinë, as që ishte teatër e as u bë ndonjëherë.
“Ajo ndërtesë lindi për të mos qenë teatër, u adoptua, po nuk u bë kurrë teatër”. /tesheshi.com/