Basha ka reaguar për ftesën e Ramës, duke e cilësuar atë të pasinqertë.
“Nuk mund të fshihemi pas letrave dhe kërkesave të pa sinqerta dhe provokimeve të rënda, ftesës nga një individ, i dyshuar kryesor për dosjen 184. Nëse ideja për Kodin Zgjedhor përfshin Gjiknurin, të ftojnë Avdylajt, Shullazin, Ymer Lalën dhe të tjerë se kjo është një tallje. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme, opozita ka dy vite që ka përgatitur një platformë, duhet të përfshirë transformim të thellë politik, ta çojë vendimmarrjen te qytetarët, këtu kam hapat e forcimit të demokracisë përfaqësuese dhe të forcojmë mekanizmat që jo një njeri i vetëm të kapë të gjitha institucionet”, tha Basha në të parin reagim.
Më pas, kreu demokrat fshikulloi dhe OSBE-në, kur tha se “ne u kemi dhënë një përgjigje ndërkombëtarëve. Nuk jemi ne pengesa për një proces transparent, parimor dhe gjithëpërfshirës për zgjidhjen e krizës, po Edi Rama që nuk mund të fshihet pas letrave publike, që çon pas Damian Gjiknurit. Sa i përket OSBE-së në Tiranë, pres që të shprehet për tre kryebashkiakët me rekorde kriminale dhe shkeljet e rënda të Kushtetutës. Nuk kemi dëgjuar asgjë nga OSBE-ja, por kjo është dicka përtej mandatit dhe gjykimit tim”. /tesheshi.com/