Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka quajtur një mrekulli fitoren e kësaj partie në zgjedhjet për kryetarin e bashkisë Kavajë pas një humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
Me këtë fitore demokratët rikthejnë bastionin e tyre të përhershëm që prej vitit ’92, pas largimit të kryebashkiakut socialist Elvis Roshi, i prekur nga ligji i dekriminalizimit.
Mesazhi i Bashës:
“Lajm i mrekullueshem nga Kryeqyteti i Lirisë dhe Demokracisë: Isa Sakja u zgjodh Kryetari i ri i Bashkise se Kavajës!
Urimet e mija më të përzemërta qytetarëve të Kavajës për këtë ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave!
Mirënjohje të thellë demokratëve të Kavajës dhe Kryetarit Sakja për këtë fitore ogurbardhë!
Nga Kavaja heroike e qëndresës, përballjes dhe fitores do të nisë ringritja e Shqipërisë.
Zoti e bekoftë Kavajën e Lirisë dhe Demokracisë!”/tesheshi.com/