Kreu demokrat Basha, në një deklaratë të radhës për median, vlerësoi nga kreu i shtetit ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke i quajtur ato si “kriminale” pa opozitën (PD-LSI), por nuk shfaqi asnjë gadishmëri për dialog, ai arsye e presidentit për anullimin e zgjedhjeve.
“Zgjedhjet pa dekret presidenti nuk janë zgjedhje dhe se zgjedhjet pa opozitën nuk janë zgjedhje”, tha Basha, duke vijuar:
“Ne nuk kemi shpallur largimin e Ramës për t’u ulur me të në tavolinë. Do të ishte cmenduri dhe nuk do të sillte asgjë të mirë për vendin”, ka thënë Basha. /tesheshi.com/