Në një takim me fermerë divjakas, aty ku deputet është Erion Braçe, kreu demokrat Lulzim Basha e ka çuar në ekstrem gjuhën e tij ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se ai duhet të hidhet në kanal.
“Duhet të hedhim Ramën në kanal, jo djersën tuaj”, u tha kryedemokrati fermerëve të xhindosur, nga fakti se sipas tyre ata nuk po e ndjejnë asgjëkundi mbështetjen nga qeveria.
“Nuk marrim asnjë subvencion as në naftë, as në fara, as në plehra kimike”, thanë ata, duke u ankuar se konkurohen padrejtësisht nga importi i produkteve.
Reagimi i Bashës me frazën për të “hedhur Ramën në kanal”, erdhi kur fermerët thanë se do të hedhin atje prodhimet e tyre. /tesheshi.com/