Aktorë të opozitës së sotme, kreu i PD-së Basha dhe presidenti Meta, kujtuan theksueshëm në funksion të betejës së ashpër politike me mazhorancën përvjetorin e radhës së liberalizimit të vizave. Njëri ministër i Jashtëm atë kohë e tjetri i Brendshëm, ia atribuuan rolit të tyre atë vendimmarrje nga Brukseli të 10 vitevë më parë.
Sot, 10 vite nga liberalizimi i vizave me BE-në. Sot 10 vite më parë arritëm stacionin e lëvizjes së lirë, dinjitetit të shqiptarëve. 10 vite më parë realizuam një ëndërr.
10 vite më parë shumica dërrmuese e shqiptarëve ishin lodhur dhe nuk besonin se ajo ditë do të vinte. Një mur Berlini ndante shqiptarët nga Europa.
Ne ia dolëm ta bëjmë realitet lëvizjen e lirë në BE për studentët, familjarët, sipërmarrësit. Më 15 dhjetor 2010 kurorëzuam përmbushjen e 150 kushteve të vendosura për heqjen e vizave, 10 herë më pak se kushte që ka vendosur BE, por ia dolëm që t’i realizojmë në më pak se 2 vite”, theksoi Basha.
“Para 10 vitesh, realizuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Bashkimin Europian. Është koha për të bërë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje të madhe dhe për të bërë realitet aspiratën e çdo shqiptari për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian. Mos e braktisni Shqipërinë, por bashkohuni për ta bërë një vend të denjë europian”, shkruan Meta. /tesheshi.com/